Tumoret e trurit tek të rriturit

Askush nuk e di se çfarë i shkakton tumoret në tru, ka vetëm pak faktorë të njohur të riskut që janë përcaktuar nga studimet. Fëmijët që marrin rrezatim në kokë kanë një risk më të lartë që të zhvillojnë një tumor të trurit kur rriten, si edhe personat që kanë ndonjë sëmundje të rrallë gjenetike si neuro-fibromatozë ose sindromën Li-Fraumeni. Por këto raste përfaqësojnë një fraksion të afërsisht 35 000 tumoreve të rinj primarë të trurit të diagnostikuar çdo vit. Mosha po ashtu është një faktor i riskut, personat me moshë mbi 65 vjeç janë diagnostikuar me kancer të trurit në një përqindje katër herë më të lartë se të rinjtë.

Një tumor primar i trurit është ai që e ka zanafillën në tru, dhe jo të gjithë tumoret primarë të trurit janë kancerozë, tumoret beninj nuk janë agresivë dhe normalisht nuk përhapen në indet përreth, megjithëse mund të jenë seriozë dhe kërcënues për jetën.

Çfarë është tumori?

Një tumor është një masë indesh që formohet nga një akumulim i qelizave jo normale. Normalisht, qelizat në trupin tuaj plaken, vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Me kancerin dhe tumoret e tjerë diçka e shkëput këtë cikël. Qelizat e tumorit rriten, edhe pse trupi nuk ka nevojë për to, e si edhe qelizat normale ato nuk vdesin. Ndërsa ky proces ecën më tej, tumori vazhdon të rritet dhe gjithnjë e më shumë qeliza i bashkohen masës.

Tumoret primare të trurit lindin nga qelizat e ndryshme të cilat formojnë trurin dhe sistemin nervor qendror dhe emërtohen sipas llojit të qelizave në të cilat formohen në fillim. Shumica e llojeve të zakonshme të tumoreve të trurit tek të rriturit janë glioma dhe tumore astrocitike. Këto tumore formohen nga astrocitet dhe llojet e tjera të qelizave gliale, të cilat janë qelizat që i mbajnë nervat të shëndetshëm.

Lloji i dytë më i zakonshëm i tumoreve të trurit tek të rriturit janë tumoret meningeal-e. Këto formohen në mening, në shtresën e hollë të indit që mbulon trurin dhe palcën e kurrizit.

Cili është dallimi midis tumoreve malinje dhe beninje të trurit?

Pages: 1 2