Gratë që fillojnë Terapinë afatgjatë të Zëvendësimit të Hormoneve (TZH-në), pas menopauzë-s nuk duhet të kenë asnjë shqetësim në lidhje me sigurinë, kjo është e bazuar në disa kërkime.

Në fakt, gratë që fillojnë TZH-në herët dhe e marrin atë për 10 vjet kanë një rrezik shumë të reduktuar të vdekjes, të atakut të zemrës dhe asnjë rrezik në rritje për sëmundjen e kancer-it.

Rreth 1000 gra të moshës 45–58 vjeçare ishin të përfshirë në këtë studim.

Pas 10 vjetësh, 33 gra në grupin e jo-trajtimit me TZH vdiqën, u shtruan në spital për shkak të dështimit të zemrës ose për shkak të një ataku në zemër, në krahasim me 16 gra në grupin e marrjes së TZH-ve.

Duke komentuar studimin e ri, Shoqëria Ndërkombëtare e Menopauzës tha se studimet e tilla si Iniciativa e Shëndetit të Grave (WHI), e cila studioi gratë e një moshe mesatare 63 vjeç, e kishte bërë të vështirë për gratë që të kuptonin rreziqet e vërteta dhe përfitimet e TZH-së.

“Ky studim mbështet idenë se përdorimi i TZH-së është i lidhur me një “dritare mundësie”, që do të thotë fillimi i TZH-ve rreth kohës së menopauzës dhe, “marrja e lehtësuesve më të mirë të simptomave menopauzale, janë përgjithësisht të dobishme”, tha IMS në një deklaratë për mediat.

“Përdorimi i kufizuar mund të pengojë gratë nga realizimi i përfitimeve të përgjithshme që lidhen me përdorimet afatgjatë të TZH-ve të tilla si ulja e sëmundjeve kardiovaskular-e, thyerja e kockave dhe mortalitet-i i përgjithshëm”.