Rreziku i atakeve është reduktuar me përdorimin e dozave të ulëta të TZH-ve krahasuar kjo me tabletat e grave që kanë qenë dhënë në fazën e menopauzë-s, treguan kërkimet.

Megjithatë, ekziston një rrezik pak më i lartë ndaj marrjes së dozave të mëdha.

Një përmbledhje e 70.000 kartelave mjekësore e grave në Mbretërinë e Bashkuar, të moshave 50-79 vjeçare, janë studiuar për të kuptuar ndryshimin në administrimin e TZH-ve në lidhje me rrezikun e atakut.

Kërkuesit vlerësuan më shumë se 15,000 raste të atakeve kundër përdorimit të TZH-ve, krahasuar kjo me estrogjenet (tabletat).

Ato zbuluan se përdorimi oral i estrogjenit, më vete ose i kombinuar me progestogjenin, shfaqnin një rrezik në rritje të atakeve me 28%. Rreziku i atakeve ishte rritur gjithashtu me marrjen e dozave të larta, por nuk kishte asnjë rrezik në rritje të atakeve me përdorimin e ulët të estrogjenit.