Udhëzime për ndjekjen e televizorit nga fëmijët e vegjël

Rruga më e mirë për t’ju qasur televizorit (dhe koha para ekranit të çdo lloji) është të menduarit për të si për sheqerin e rafinuar. Juve doni që fëmija juaj të kënaqet me gjërat joshëse por pa i konsumuar ato së tepërmi. Pra ju do të duhet të kontrolloni kohën që fëmija juaj shpenzon para ekranit.

Rekomandohet që fëmijët dy vjeç e lart të shikojnë jo më shumë se një deri dy orë në ditë, ndërsa për fëmijët nën dy vjeç nuk rekomandohet të shohin fare.

Vendosja e kufijve qysh nga dita e parë është kryesore për ta mbajtur nën kontroll kohën në të cilën fëmija ndjek televizorin. Është shumë më e lehtë që t’i lironi standardet tuaja më pas se sa të shkëpusni një fëmijë 18 muajsh nga një zakon tre herë në ditë. Më poshtë keni disa këshilla për monitorimin dhe kufizimin e kohës gjatë të cilës fëmija juaj sheh televizor.

Monitorimi i kohës gjatë të cilës fëmija juaj ndjek televizorin

Kufizoni sasinë e kohës që fëmija juaj shpenzon për të parë televizor

Më shumë se dy orë në ditë është e tepërt. Për të bërë që fëmijës tuaj t’i duket se ka kaluar shumë kohë duke parë televizor, dhe për ta ruajtur trurin e tij të vogël që të mos bëjë veprime mekanike ndërkohë që po ndjek televizorin, ndajeni ndjekjen e televizorit në pjesë 10-15 minutash. Mbajini ekranet e televizorëve larg dhomës së gjumit  dhe fikeni atë gjatë vakteve të ngrënies.

Shmangni përcaktimin e një kohe të qëndrueshme të lejuar të shikimit

Kjo është kundër intuitive por çuditërisht e efektshme. Ju mund të doni që fëmija juaj të vijë tek ju kur dëshiron të shohë televizor dhe mbajeni për vete se cila është koha maksimale. Në këtë mënyrë ju do të shmangni dhënien e mesazhit se ka një farë sasie të kohës gjatë të cilës ai “duhet” të ndjekë televizorin.

Bëjeni ekranin fizikisht të parehatshëm

Pages: 1 2 3