Ataku është shkaku i katërt i vdekjes në SHBA dhe autorët e udhëzimeve aktuale japin një shqyrtim të epidemiologji-së së atakut. Gjatë 40 viteve të kaluara, dominimi i atakut ka rënë me më shumë se 40% në vendet e zhvilluara, por është më shumë se dyfishuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në përgjithësi, rreziku për shtimin e atakut me rritjen në moshë të personave të rritur, afërsisht 9% në vit midis burrave dhe 10% në vit midis grave.

Ataku shpesh nuk është fatal, por ende rezulton në një nivel thelbësor të paaftësisë. Afërsisht një e katërta e të rriturve 65 vjeçarë e më të moshuar janë të varur në aktivitetet e tyre nga jetesa ditore 6 muaj pas një ataku dhe afërsisht gjysma përjetojnë deficite njohëse afatgjatë.

Vetëm 10 faktorë të modifikueshëm të rrezikut kanë rëndësi për afërsisht 90% të atakëve, në kuptimin që pacientët dhe klinicistët mund ta reduktojnë në mënyrë dramatike morbiditet-in dhe mortalitet-in e atakut. Udhëzimet aktuale gjithëpërfshirëse nga Meschia dhe kolegët fokusohen në parandalimin primar të atakut.

PËRMBLEDHJE E STUDIMIT DHE PERSPEKTIVA

Antikoagulantët e rinj oral tek pacientët me fibrilacion atrial, monitorimi në shtëpi i presionit të gjakut tek pacientët me hipertension, lënia e duhanit, kontraceptivët oral jo estrogjenë për gratë që kanë migrenë me aura dhe dietë e shëndetshme mesdhetare për të gjithë pacientët.

Këto janë midis rekomandimeve të reja për parandalimin primar të atakut, të dhëna nga Shoqata Amerikane e Zemrës/Shoqata Amerikane e Atakut. Direktiva e përditësuar u publikua online më 28 tetor në revistën Stroke.

Gjatë viteve, ka pasur përparime të shumta në parandalimin e infarktit, duke përfshirë medikamente për të kontrolluar presionin e gjakut dhe lipidet, antikoagulantë për pacientët në rrezik për fibrilacion atrial, ri-vaskularizim, programe të lënies së duhanit dhe ndryshime në dietë dhe në nivelin e aktivitetit fizik, shkruajnë autorët e direktivave, të udhëhequr nga Dr. James F. Meschia, profesor dhe shef i katedrës së neurologji-së në Klinikën Mayo, Jacksonville, Florida.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9