Ulja e kolesterolit arrihet nëpërmjet ndryshimeve të jetesës

Kolesterol-i është thelbësor për trupin tonë, pasi siguron ndërtimin e blloqeve për membranat qelizore, acidet biliar-e, vitaminën D dhe hormonet e caktuara. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit në gjak mund të shkaktojnë ndërtimin e yndyrave në arterie (arteriosklerozë), dhe kur kjo ndodh në arteriet që furnizojnë zemrën mund të shkaktojë kushte të tilla si angina dhe ataku në zemër.

Kolesteroli “i mirë” dhe “i keq”

Jo të gjithë llojet e kolesterolit janë të njëjtë. Dy llojet kryesore të kolesterolit janë kolesteroli lipoprotein me densitet të ulët (LDL) dhe kolesteroli lipoprotein me densitet të lartë (HDL) – ato janë emëruar sipas molekulave të quajtura lipoproteinë të cilat mbajnë kolesterolin në gjak.

Kolesteroli LDL shpesh është quajtur kolesteroli “i keq” sepse është lloji i kolesterolit që përfshihet në aterosklerozë. Nivelet e larta të kolesterolit LDL në gjak janë të lidhura me sëmundjen e zemrës.

Nga ana tjetër, kolesteroli HDL është quajtur kolesteroli “i mirë”.  Nivele të larta të kolesterolit HDL janë të lidhura me një reduktim rreziku të sëmundjes së zemrës.

Mund të arrini një balancë të shëndetshme ndërmjet niveleve të kolesterolit LDL dhe HDL nëpërmjet ndryshimeve të jetesës, duke:

  • Reduktuar sasinë totale të yndyrave në dietë;
  • Shmangur ushqime që janë të larta në kolesterol;
  • Zgjedhur ushqime që janë të larta në fibra;
  • Mbajtur një peshë të shëndetshme trupore;
  • Qenë fizikisht më aktiv; dhe
  • Shmangur duhanin.

Reduktimi i sasisë totale të marrjes së yndyrave

Ushqimet e pasura me yndyra shpesh përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave të ngopura dhe ky është shkaku më madhor për kolesterolin e keq në gjak. Më poshtë do të gjeni disa hapa për reduktimin e yndyrave në dietën tuaj:

  • Gjithmonë lexoni etiketat e ushqimeve që përdorni dhe blini;
  • Jini të vetëdijshëm se përdorimi i sallamit sjell si rezultat nivele shumë të larta të yndyrave të ngopura;
  • Shumë ushqime të bulmetit janë të pasura me yndyra, mundohuni t’i shmangni ose përdorni ato që kanë sasi shumë të ulët të yndyrave;

Pages: 1 2 3 4