Ultratingujt

Shumica e grave që kanë një fëmijë ndoshta kanë bërë një ekzaminim me ultratingull gjatë shtatzënisë së tyre. Ky test i thjeshtë është fare i parrezikshëm për nënën dhe foshnjën dhe nuk shkakton ndonjë shqetësim.

Ultratingujt janë një mënyrë për t’i hedhur një sy foshnjës pa përdorur rrezet X potencialisht të rrezikshme. Në vend të tyre përdoren valët zanore në mënyrë të ngjashme me radarin.

Një lloj xheli përhapet mbi lëkurën e nënës dhe një pajisje që prodhon valët zanore lëvizet mbi lëkurë. Valët zanore “kërcejnë” nga foshnja dhe strukturat e tjera të brendshme duke krijuar një pamje mbi një ekran televiziv.

Ultratingujt përdoren për shtatzëninë për disa arsye. Këtu janë disa shembuj:

  • Për të konfirmuar shtatzëninë dhe për të përcaktuar vazhdimësinë e saj në qoftë se ka pasur hemorragji në fazat e saj të hershme.
  • Për të parë nëse është më shumë se një foshnjë.
  • Për të përcaktuar pozicionin e placentës në shtatzëninë e vonshme, veçanërisht në qoftë se ka pasur hemorragji.
  • Për të kontrolluar zhvillimin fizik të foshnjës dhe për t’u siguruar që foshnja po rritet siç duhet.

Në një shtatzëni jo të ndërlikuar është fare e zakonshme që të kryhet një skanim me ultratinguj midis javë së 18-të dhe asaj të 20-të të shtatzënisë. Kjo lejon konfirmimin e datës së lindjes dhe një shans për të eliminuar ndonjë nga anomali-të e mëdha.

Si edhe përdorimi për shtatzëninë, ultratingujt janë një instrument i dobishëm në diagnostikimin e shumë sëmundjeve të tjera, duke përfshirë gurë-t në tëmth, tumor-et në gji, si dhe probleme të veshkave dhe të fshikëzës së urinës. Një formë e specializuar e skanimit me ultratinguj mund të përdoret edhe për “fotografimin” e zemrës.