Ushqimet alergjike janë në masën 10% tek fëmijët

Shkalla e alergji-ve ushqimore tek foshnjat tani është në krye me 10% dhe mund të lajmërojë sipas ekspert-ëve për një “epidemi alergjike”.

Kërkuesit nga Spitali i Fëmijëve Royal në Melburn dhe Universiteti i Melburnit konkluduan se më shumë se 10%  i një grupi prej rreth 3000 bebeve të moshës rreth 12 muajsh kishte IGE – ndërmjetësim të alergjisë ushqimore (IGE është një lloj antitrup-i i përfshirë në reaksionet alergjike).

Alergjitë ndaj kikirikëve, vezëve të papërpunuara, susamit, qumështit të lopës dhe butakëve, janë përcaktuar nga testet e shpimit të lëkurës, raportuan kërkuesit. Alergjitë u konfirmuan nga një sfidë ushqimore në gojë (duke ngrënë sasi të vogla ushqimore nën një mbikqyrje).  (J Allergy Clin Immunol 2011; 127: 668-76.e2).

Sfidat e provuara të alergjisë së kikirikëve u gjetën në 3% të foshnjave, vezët e papërpunuara në 9% dhe alergjia e susamit në 0.8%.

Rreth 6% e fëmijëve ishin të ndjeshëm ndaj qumështit të lopës dhe 0.9% ndaj butakëve, por këto nuk ishin konfirmuar nga sfida (kundërshtimi) e të ushqyerit.

Studimi i autores, profesores të asociuar Katie Allen, pediatres të alergjisë në Institutin Murdoch që merret me kërkimet në fushën e alergji-ve të fëmijëve, thotë se grupi i saj ishte “habitur” nga gjetjet.

“Ne e parashikuam atë që mund të ishtë më e vogël se 1%”, tha ajo.

“Në të vërtetë, ne menduam që kishte një diagnostikim të alergjisë ushqimore në komunitet”.

Fëmijët do të vëzhgohen për të parë nëse zhvillojnë sëmundje të tjera (varësi të tjera alergjike), siç janë astma dhe rinit alergjik.

“Ajo për të cilën ne jemi të shqetësuar është nëse kjo … është vetëm një alergji e përkohshme në fëmijëri apo e bën atë shënimin e fillimit të një epidemie të dytë, më të zgjatur dhe më të mundimshme?” tha ajo.

Profesore Allen tha se i njëjti studim tregoi se vendosja e vezës në dietën e një fëmije për rreth 6 muaj ishte një mënyrë e sigurt dhe potencialisht mbrojtëse.

“Kjo evidencë… sugjeron që ka faktorë që ne mund t’i modifikojmë dhe që mund të parandalojnë këtë epidemi për tu bërë më pak problematike në komunitet”, tha ajo.