Ushqimet dhe pijet që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve tek fëmijët

A doni që ti ruani perlat e bardha të vogëlushit tuaj të shndritshme, të shkëlqyeshme dhe pa zgavra? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që të jeni të mençur në ushqimet që ju jepni atyre.

Ata janë vetëm kompleti i parë i perlave të çmuara, edhe në qoftë se nuk janë të bukur, ju duhet të pranoni që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë me rëndësi jetësore për një jetë të tërë buzëqeshjesh të gëzueshme dhe një ngrënie të shëndetshme. Pra, si do ta mbroni këtë “zbardhje dhëmbësh” për të ardhmen? Edhe në qoftë se i pastroni me furçë dhëmbët e të voglit tuaj dy herë në ditë shumë nga ajo që ka pirë dhe ngrënë vazhdon të mbetet midis tyre, dhe e vërteta është që dhëmbët e vogëlushit tuaj janë të varur nga ajo që ai ha e pi. Për t’i mbajtur në formë dhëmbët e tij, ju nevojitet t’i krijoni një menu që të jetë e mirë për dhëmbët dhe për trupin e tij. Fatmirësisht, çfarë është e ushqyeshme është edhe miqësore për dhëmbët. Nuk është çudi që një dietë e rëndë me të ëmbla dhe karbohidrate të përpunuara nuk është e tillë. Sheqernat dhe niseshteja janë ushqim për bakteret, duke prodhuar një banjë acide që i gërryen dhëmbët e cila mund ta dëmtojë atë bardhësi perlash midis pastrimeve me furçë.

Fajtor: Lëngu i futave në një filxhan

Lëngu i frutave është kollaj të pihet në një filxhan gllënjkë pas gllënjke, por është një recetë për krijimin e zgavrave tek dhëmbët. Kjo për arsye se pirja në këtë mënyrë e lëngjeve të frutave (i cili ka shumë sheqer që dëmton dhëmbët, edhe kur në të nuk shtohet sheqer) bën që lëngjet të depozitohen për një kohë më të gjatë në gojë duke u dhënë baktereve të gjithë kohën që atyre u nevojitet për të prishur smalti-n e dhëmbëve dhe për të filluar shkatërrimin e tyre.

Taktikë për të ruajtur dhëmbët

Pages: 1 2 3