Ushqimet e mbushura me kripë: "Surpriza" të mbushura me natrium

Natriumi: një gjë e mirë … i marë në sasi të moderuara

Ne mund ta kemi paragjykuar mbajtësen e kripës, por natriumi luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Ai është thelbësor për balancën e lëgjeve në trup, forcën e muskujve dhe funksionin e nervave. E keqja është se shumica prej nesh marrin sasi të shumta të tij. Udhëzimet dietore në SHBA rekomandojnë më pak se 2300 miligram natrium në ditë; rreth 1 lugë çaji kripë tryeze, ndërkohë që gjysma e të gjithë amerikanëve duhet ta ulin këtë sasi në 1,500 miligram në ditë. Çuditërisht, shumica e sasisë së kripës që ne marrim, është e fshehur në ushqime që i blejmë në supermarket.

Ushqimet e ngrira

Ato janë të lehta për t’u gatuar dhe nuk kërkojnë shumë kohë. Ato janë gjithashtu të mbushura me natrium. Një vakt me ushqime të ngrira prej vetëm 150 gr gjeli deti dhe salce me lëng mishi, mund të përmbajë 787 miligram natrium.

Këshillë: Një variant më i “lehtë” mund të përmbajë më pak kripë, por nuk ka asnjë garanci në lidhje me këtë. Lexoni etiketat që të jeni të sigurt. Është e mundur që “lehtësia” t’i referohet vetëm yndyrës.

Drithërat e gatshme (ato që konsumohen zakonisht në mëngjes me qumësht)

Ato duken mjaft të sigurta, apo jo? Por hidhini një vështrim më të afërt. Disa marka të krundeve të stafidheve mund të përmbajnë deri në 250 miligram natrium për filxhan.

Këshillë: Gruri dhe orizi i pjekur nuk përmbajnë natrium. Përzieni gjysmë racioni me drithërat tuaja të preferuara me gjysmë racioni ushqimesh pa natrium. Një tjetër mundësi është të kërkoni për markat që prodhojnë drithëra me sasi të ulëta natriumi.

Lëngjet e zarzavateve

Pijet vegjetariane janë një mënyrë e shëndetshme për të marrë sasinë e duhur të vitaminave, por ato nuk janë gjithmonë një zgjedhje e zgjuar nëse keni probleme me natriumin. Një filxhan me përzierje lëngu perimesh përmban 479 miligram natrium.

Këshillë: Ka shumë firma që prodhojnë variante me më pak natrium të lëngjeve të perimeve.

Perimet e konservuara

Pages: 1 2 3 4 5 6