Ushqimet e para më të mira për të ushqyer foshnjën tuaj

Biftek, karavidhe, tiramisu, janë kaq shumë përpara. Por tani për tani, ushqimet e thjeshta e të shëndetshme janë zgjedhjet më të mira për foshnjat që sapo kanë filluar të ushqehen me ushqime të ngurta.

Është koha për të përtypur. Pavarësisht se çfarë ka në menu, struktura e ushqimeve të para për foshnjën tuaj duhet të jetë super e butë  dhe praktikisht e lëngshme. Në qoftë se e përgatisni vetë ushqimin, ju duhet ta bëni pure, ose ta shtypni dhe pastaj në qoftë e nevojshme ta holloni me lëngje. Kur foshnja juaj të bëhet më me përvojë në ngrënie (zakonisht rreth moshës gjashtë apo shtatë muaj), reduktojeni gradualisht lëngun dhe trasheni strukturën e ushqimit. Jepini ushqime të reja një e nga një për tre deri pesë ditë për t’u siguruar që foshnja juaj nuk është alergjik, e pastaj kaloni tek tjetri. Këtu janë tre ushqime për të filluar. Oreks të mirë!

Drithëra. Për vite të tëra, drithi me oriz për foshnjat është konsideruar si ushqimi më i mirë për të filluar, por tashmë Akademia Amerikane e Pediatri-së rekomandon çdo lloj ushqimi që tretet lehtë nga stomaku. Në qoftë se filloni me drithëra, merrni një varietet me një lloj kokrre (oriz, elb ose tërshërë, mbajeni larg miellin e grurit, një alergjen i zakonshëm për shumë foshnja). Për ta përgatitur, përzieni një sasi të vogël drithërash me qumësht, qumësht gjiri apo edhe me ujë, për të krijuar një “supë” kremoze. Mos e ëmbëlsoni shijen duke i shtuar banane të shtypura, lëng molle ose lëngje të tjera frutash. Në qoftë se do të filloni ta joshni fëmijën me sheqer, ai shumë shpejt do të dojë që çdo gjë që ju i ofroni të jetë po aq e ëmbël.

Pages: 1 2