Menaxhimi i gjendjeve mjekësore kronike gjatë shtatzënisë është shpesh një zonë gri që kërkon referim tek ekspertët e menaxhimit të shtatzënisë. Në veçanti, pasojat e epilepsisë së pakontrolluar gjatë shtatzënisë mund të jenë shkatërruese dhe kjo është arsyeja përse shumica e grave e vazhdojnë terapinë me medikamente kundër epilepsisë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, autorët e një studimi të tanishëm shënojnë se ilaçet kundër epilepsisë shoqërohen me apoptozë të neuron-eve madje edhe pas një ekspozimi të vetëm, në studimet e trurit të papjekur të kafshëve.

Raporte të shumta kanë gjetur funksion të reduktuar njohës tek fëmijët që u janë ekspozuar ilaçeve kundër epilepsisë në mitër. Në një analizë të mëparshme të studimit aktual, tek grupi, nënat e të cilëve kanë marrë një ilaç të vetëm kundër epilepsisë gjatë shtatzënisë, Meador dhe kolegët gjetën se përdorimi i ilaçeve kundër epilepsisë duket se ka efekte shkatërruese për aftësinë e të folurit në moshën 6 vjeç. Ky studim u botua në numrin e marsit 2013 të revistës Lancet Neurology, që po ashtu diferenconte ilaçe specifike kundër epilepsisë bazuar në efektet mbi funksionin njohës të fëmijëve. Valproate veçohej nga carbamazepine, lamotrigine dhe feniton për sa i përket promovimit të një funksioni më të keq njohës në moshën 6 vjeç.

Megjithatë, përqendrimi i ilaçeve kundër epilepsisë që i jepet fetusit gjatë përdorimit nga ana e nënës është më i lartë se sa ai që u jepet fëmijëve të vegjël gjatë ushqyerjes me gji. Autorët e studimit kanë demonstruar më parë se ushqyerja me gji gjatë trajtimit me ilaçe kundër epilepsisë nuk lidhej me efekte negative të njohjes tek fëmijët e moshës 3 vjeç. Studimi ndjek të njëjtin grup pacientësh në moshën 6 vjeç.

PËRMBLEDHJE E STUDIMIT DHE PERSPEKTIVA

Një studim i ri nuk gjen efekte të pafavorshme të njohjes në fëmijët e moshës 6 vjeç të cilët ishin ekspozuar ndaj ilaçeve kundër epilepsisë në mitër dhe pastaj të ushqyer me gji ndërkohë që nënat e tyre e vazhdonin këtë terapi.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8