Ushtrimet aerobike: Çfarë duhet të  dini

Ushtrimet aerobike i referohen ushtrimeve që kërkojnë konsumimin e një sasie oksigjeni, më shumë sesa gjatë pushimit. Ato përfshijnë lëvizje të përsëritura ritmike të muskujve të mëdhenj të trupit, siç janë ato të krahëve dhe të  këmbëve. Shembujt e ushtrimeve aerobike përfshijnë të ecurën e shpejtë, vrapin, të notuarit, çiklizmin, skitë dhe ushtrimet aerobike të të kërcyerit (shpesh quhen vetëm aerobi).

Për shkak se keni nevojë për më shumë  oksigjen për të  bërë  ushtrimet aerobike, ju merrni frymë  më  shpejt dhe thellë për të marrë oksigjenin shtesë nga mushkëritë tuaja. Zemra, gjithashtu rreh më fort për të transportuar më shumë oksigjen për në mushkëri.

Sesa shpejt rreth zemra dhe sesa shpejt ju merrni frymë do të varet nga intensiteti i ushtrimeve. Ushtrimet e buta shkaktojnë vetëm një rritje të lehtë të frymëmarrjes dhe të rrahjeve të zemrës, por ushtrimet më të fuqishme rezultojnë në një rritje më të madhe.

Aerobia kundrejt ushtrimeve aerobike

Termi “ushtrime aerobike” vjen nga fakti se energjia e përdorur për këto lloj ushtrimesh është e lidhur me konsumimin e oksigjenit (metabolizëm aerobik). Ushtrimet aerobike janë  në  një  intensitet të  ulët në  të  moderuar dhe janë të karakterizuara nga aftësia jonë për ta mbajtur atë  për një kohë të gjatë  (shumë  minuta deri në  disa orë) sepse ne mund ta mbështesim atë  plotësisht nëpërmjet metabolizmit aerobik që nuk na shkakton lodhje të  shpejtë. Ushtrimet shumë  të  forta si të  vrapuarit shpejt ose çiklizmi me shpejtësi në një kodër përdor shumë  energji në  një  normë  të  shpejtë  dhe do të  tejkalojë  kapacitetin e muskujve për të  punuar aerobikisht. Të  ushtruarit në  këto intensitete të larta përfshin përdorimin e oksigjenit por gjithashtu kërkon që  muskujt të ndërmarrin disa metabolizma pa oksigjen (metabolizëm joaerobik), që  rezultojnë në  prodhimin e faktorëve lodhës që shkaktojnë ngadalësimin dhe ndalimin.

Sa shpesh duhet të bëjmë ushtrime aerobike

Pages: 1 2 3 4 5 6