Ushtrimet e trajnimit për forcim

Ndryshimi i muskujve me trajnimin për forcim (që quhet gjithashtu trajnim për rezistencë) me ushtrime 2 ose 3 herë në javë është një trajnim që duhet bërë për të përmirësuar dhe forcuar tonin e muskujve. Kjo sjell disa përfitime shëndetësore afatgjatë – nëse bëhet rutinë!

Përse tonifikim?

Jeta sot na gjen duke “qëndruar” për një kohë të gjatë pa lëvizur gjatë ditës, çdo ditë. Çmimin e paguajnë muskujt tanë: ngurtësimi i nyjeve dhe dobësimi i muskujve për të cilat ndonjëherë ja vemë fajin moshës janë shpesh efekt direkt i mungesës së aktivitetit.

Përpjekjet për të patur muskuj të tonifikuar do të thotë se keni muskuj të fortë. Muskujt e fortë duken më mirë, ndihmojnë për të evituar përkeqësimin e dëmtimeve të kockave dhe nyjeve. Bërja e ushtrimeve për forcën mund të rrisë masën trupore (pjesën jo yndyrore të trupit). Kjo shton nivelin e metabolizimit, duke ndihmuar në menaxhimin e peshës. Një kilogram muskuj në qetësi djeg 50-100 kalori në ditë, ndërsa një kilogram yndyrë përdor vetëm 5-7 kalori në ditë.

Çfarë janë ushtrimet e trajnimit për forcën?

Ushtrimet e trajnimit për forcën bëjnë që tek muskujt të aplikohet rezistencë. Qëllimi është që të përdoret një peshë e përshtatshme ose forcë rezistence që e lodh muskulin pas përsëritjes së ushtrimit 8-12 herë. Një program tipik për trajnimin e forcës për fillestarët përfshin 8-10 ushtrime që vënë në punë grupet kryesore të muskujve të trupit. Këto ushtrime bëhen 2-3 herë në javë.

Shpesh për pesha dore–mund të përdorni edhe dy kuti konserve supe. Pajisjet e shtrenjta ose të ndërlikuara të gjimnastikës, edhe pse mund të përdoren, nuk janë të nevojshme për programin e trajnimit për forcën–ju mund të bëni ushtrime në shtëpi me minimumin e pajisjeve.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8