Ushtrimet për parandalimin e osteoporozës

Osteoporoza është një gjendje në të cilën kockat fillojnë dhe bëhen më të dobëta dhe të brishta dhe më të thyeshme (pësojnë fraktura) në krahasim me kockat normale. Osteoporoza është rezultat i humbjes së mineraleve në kocka (kryesisht e kalcium-it), që ndodh zakonisht me plakjen.

Osteoporoza është një nga shkaqet e zakonshme të frakturave tek të moshuarit, kryesisht tek gratë. Tek gratë, pjesa më e madhe e humbjes në kocka ndodh në vitet që pasojnë menopauzë-n.

Masa kulmore e kockave arrihet rreth moshës 30 vjeç. Të gjithë humbin kockat me kalimin e moshës, por jo çdokush pëson humbjen e lëngut në atë masë sa të ketë osteoporozë. Edhe pse gjinia dhe gjenetika luajnë një rol të rëndësishëm, kërkuesit kanë identifikuar masa kyçe parandaluese — si marrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme në dietën tuaj të përditshme dhe bërja e ushtrimeve me pesha dhe për rezistencë në mënyrë të rregullt (mbajtje peshash) — që mund të evitojnë osteoporozën.

Ushtrimet e rregullta për mbajtjen e peshave tek fëmijët dhe adoleshentët ndihmojnë në pasjen e kockave të forta, tek të rriturit ndihmon në mirëmbajtjen e masës kockore, pas menopauzës mund të jetë pjesë e një plani trajtimi të përgjithshëm për të ngadalësuar ritmin e humbjes së kockave dhe tek të rriturit mbi 65 vjeç aktiviteti fizik mund të përdoret si për të reduktuar ritmin e humbjes së kockave ashtu edhe për të evituar dëmtimin e kockave duke përmirësuar forcën dhe balancën e muskujve. Forca e kockave përcakton edhe tipin e ushtrimeve që janë të përshtatshme dhe të sigurta për kockat tuaja.

Nëse keni osteoporozë ose gjendje të tjera mjekësore, jeni mbi 60 vjeç ose jeni mbi 45 vjeç dhe nuk keni kryer ushtrime fizike kohët e fundit, flisni me mjekun në lidhje me dizenjimin e programit të ushtrimeve që janë të përshtatshme për ju.

Kujdes. Ushtrimet e diskutuara këtu janë dizenjuar për të rritur të shëndetshëm dhe që kanë kocka të shëndetshme.

Ushtrimet e peshëngritjes

Pages: 1 2 3 4 5 6 7