Hepatiti B është një sëmundje serioze virale që prek mëlçinë. Hepatiti nënkupton inflamim të mëlçisë. Ndërkohë që 50% e të rriturve të infektuar mund të shfaqin simptoma në fazën fillestare të infeksionit të hepatitit (fazën akute), fëmijët zakonisht nuk shfaqin fare simptoma. Vazhdimisht, disa njerëz mund të kenë patur hepatitin B pa e ditur; megjithatë, testet e gjaku-t janë të pranishme për ta kontrolluar këtë gjendje.

Cilat janë simptomat e hepatitit B?

Simptomat e sëmundjes akute që rezultojnë nga infeksioni i hepatitit B mund të përfshijnë verdhëzën (një zverdhje të lëkurës dhe të syve), temperaturë, përzierje, të vjella, urinë të errët, një skuqje të lëkurës ose të nyjeve dhe dhimbje muskujsh. Ato gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. Në përqindje të vogël të rasteve, infeksioni mund të çojë në dështimin e mëlçisë. Megjithatë, disa njerëz nuk kanë fare simptoma ose shumë pak.

Bartësit e virusit të hepatitit B

Mbi 10% e të rriturve të infektuar dhe 90% e të sapolindurve të infektuar (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) mund ta bartin virusin në sistemin e tyre për shumë vite pa e ditur – ato nuk kanë simptoma për t’i vënë ato në dijeni. Një bartje e tillë e sëmundjes çon në faktorë potencialë më të rëndë shëndeti, në shpërndarjen e sëmundjes, si edhe shton rrezikun e zhvillimit të hepatitit (inflamacion i mëlçisë) dhe më vonë të kancer-it të mëlçisë.

Si përhapet hepatiti B?

Hepatiti B është gjetur në lëngjet trupore, siç është gjaku dhe djersa dhe bartet nga ato duke mos shfaqur asnjë lloj simptome. Hepatiti B mund të transmetohet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

  • Gjilpërat dhe shiringat e kontaminuara (si p.sh. gjatë injektim-it të drogave);
  • Marrëdhëniet seksuale (veçanërisht seksit anal);
  • Kalimin e infeksionit nga mamaja tek fëmija gjatë procesit të lindjes;
  • Të ushqyerit me gji;
  • Kontaktin gjak me gjak (nëpërmjet plagëve të hapura);
  • Kontaktin ndërmjet fëmijëve me plagë të hapura;
  • Mjetet jo-steril-e, si p.sh. ato të përdorura për tatuazhe dhe pircing; ose

Pages: 1 2