Vaksinat që tashmë u jepen grave për të parandaluar shfaqjen e kancer-it të qafës së mitrës sigurojnë edhe një mbrojtje të fortë ndaj kancerit të anus-it.

Kërkuesit amerikanë studiuan më shumë se 4200 gra të reja, të cilët ishin caktuar rastësisht për të marrë vaksinë-n kundër virusit të papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) ose vaksinën e hepatitit A (si një kontroll apo krahasim).

Vaksina HPV ofron mbrojtje ndaj llojeve 16 dhe 18 të HPV-së, të cilat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe të rreth 80% të kancerave analë.

Gjithashtu, kanceri anal është shumë i rrallë, gratë e kanë incidencë-n dy herë në krahasim me burrat, dhe normat e përgjithshme janë në rritje, thanë studiuesit në revistën Onkologjia (2011, online më 22 gusht).

Pas 4 viteve, 62% e grave që kishin marrë 3 doza të vaksinës së HPV-së nuk shfaqën shenja në anus të infeksionit të HPV-së, ndërkohë që 77 % nuk kishin infeksione të HPV-së në qafën e mitrës.

Tek gratë të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj HPV-së, vaksina parandalonte infeksionet anale të HPV-së në pothuajse 84%, shumë afër efektivitetit kundër infeksionit të qafës së mitrës në pothuajse 89%.

“Kjo sugjeron se në të ardhmen, gratë që marrin vaksinat parandaluese HPV para ekspozimit ndaj virusit do të kenë më pak të ngjarë për kancerin”, thanë autorët.

“Vaksinat HPV kishin potencial të lartë për parandalimin e një pjese të madhe të HPV-ve të cilat ishin të lidhura me kancerin, dëshmitë e publikuara për vaksinën (efektivitetin) kundër infeksioneve të HPV-së 16 dhe 18 të qafës së mitrës, vaginës, vulvë-s dhe tashmë anusit.”

Studimi tregoi gjithashtu se vaksina ofronte mbrojtje kundër llojeve të tjera të kancerit HPV 31, 33 dhe 45 në anus – hera e parë që kjo mbrojtje është treguar në një zonë jogjenitale të trupit.