Vaksinimi dhe antitrupat

Qysh me futjen e programeve të përhapur gjerësisht të vaksinimeve, miliona vetë janë mbrojtur nga sëmundjet potencialisht vdekjeprurëse dhe jetë të shumta janë shpëtuar. Vaksinat e përgatisin sistemin tuaj imun për të luftuar sëmundjen duke përftuar nga fakti që sistemi imun mund t’i “mbajë mend” organizmat infektuese. Vaksinim-i na jep neve imunitet pa u dashur të përjetojmë sëmundjen apo simptomat e saj.

Çfarë është një vaksinë?

Çdo vaksinë përmban një formë të vrarë apo të dobësuar të një organizmi (zakonisht një virus ose bakter) që shkakton një sëmundje të veçantë. Edhe pse organizmi në një vaksinë është ndryshuar që të mos ju sëmurë ju, pjesa e organizmit që stimul-on sistemin tuaj imun që të reagojë (antigenin) është ende e pranishme.

Çfarë është një antigen?

Një antigen është çdo substancë që pranohet si e huaj dhe stimulon prodhimin e antitrup-ave që mund të lidhen me të dhe ta neutralizojnë atë.

Ndërsa shumica e vaksinave veprojnë duke nxitur limfocitet B të prodhojnë antitrupa, aktivizimi i qelizave T, një lloj tjetër i qelizës së sistemit imun që ndihmon të mbroheni kundër sëmundjes, është po ashtu i rëndësishëm për disa vaksina.

Çfarë ndodh pas vaksinimit?

Pasi ju vaksinoheni, disa nga qelizat që janë përgjegjëse për t’ju mbrojtur juve nga sëmundja, limfocitet B, zbulojnë antigenet në vaksinë. Limfocitet B do të reagojnë sikur një organizëm infektues real po pushton trupin tuaj. Ata shumëzohen për të formuar një ushtri qelizash identike që janë të afta t’ju përgjigjen antigeneve në vaksinë. Qelizat e klon-uara zhvillohen në dy tipa qelizash:

  • Qeliza të plazmës (plazma); ose
  • Qeliza të kujtesës B.

Qelizat e plazmës prodhojnë antitrupa (molekula me formën e X apo Y) të cilat janë të stërvitura në mënyrë specifike që t’ju atashohen dhe të çaktivizojnë organizmin kundër të cilit juve po vaksinoheni. Ky reagim i sistemit tuaj imun, i gjeneruar nga limfocitet B, njihet si reagimi parësor. Duhen disa ditë që të arrijnë intensitetin maksimal dhe përqendrimi i antitrupave në gjak kulmon pas rreth 14 ditëve.

Pages: 1 2 3