Vaksinimi

Pas ushqimit të parrezikshëm, ujit dhe kushteve të mira sanitar-e, masa më e rëndësishme për shëndetin publik në botë është vaksinimi.

Shumë sëmundje infektive, të cilat më parë kanë qenë përgjegjëse për miliona vdekje po kontrollohen tashmë me anë të vaksinimit. Disa prej tyre, si lija tashmë janë çrrënjosur. Qëllimi i vaksinim-it është të prodhojë imunitet.

Imuniteti është prania në trupin e një personi e qelizave dhe substancave të njohura si antitrup-a që mund të prodhojnë një reagim mbrojtës imun. Qelizat dhe antitrupat imune i sulmojnë viruset dhe bakteret ose toksinat (toksinë) që ato prodhojnë, duke i ndaluar ato të shumohen dhe të shkaktojnë sëmundje.

Antitrupat janë specifikë për çdo sëmundje të veçantë. Pasja e antitrupave të fruthit nuk ju mbron nga lija apo shytat.

Imunizimi aktiv dhe imunizimi pasiv

Imunizim do të thotë krijimi i antitrupave në një individ të veçantë. Kjo mund të ndodhë në një nga këto dy mënyra:

  • Imunizimi aktiv: Ndodh duke u ekspozuar ndaj një sëmundje të shkaktuar në organizëm, ose duke e marrë atë në rrugë normale ose me anë të vaksinimit me një dozë të virusit ose bakterit që ka qenë vrarë apo çaktivizuar. Imunizimi aktiv është zakonisht jetëgjatë. Mund të kërkojë kohë që të zhvillohet plotësisht dhe shpesh ka nevojë për një shtytje.
  • Imunizimi pasiv: Eshtë një mënyrë e dhënies së imunitetit të menjëhershëm duke injektuar antitrup-a që tashme ekzistojnë (nga dikush tjetër) tek një person që tashmë sapo ka qenë apo mundet që të ketë qenë për një kohë të shkurtër i ekspozuar ndaj një infeksioni të veçantë. Imuniteti pasiv është menjëherë i efektshëm por nuk zgjat shumë.

Imunizimet e fëmijërisë

Krijimi i imunitetit nëpërmjet vaksinimit zakonisht fillohet në lindje. Fëmijët imunizohen kundër këtyre sëmundjeve:

  • Hepatiti B;
  • Tetanoz (tetanus);
  • Kollës së mirë;
  • Difteri;
  • Gripi hemofili-k B;
  • Poliomielit;
  • Rotavirusi;
  • Meningokoku C;
  • Fruth, shyta dhe rubeolë;
  • Lia;
  • Virusi i papilomë-s humane.

Vaksinimi kundër gripit dhe Hepatitit A rekomandohet gjithashtu për disa grupe në rrezik.

Imunizimet e të rriturve

Pages: 1 2 3