Vertigo (marrje mendsh)

anatomia e veshit

Vertigo është termi i përdorur për të përshkruar një ndjenjë false të lëvizjes. Ajo shpesh është përcaktuar si “marramendje”, që është një term më pak specifik e që mund t’i referohet çdo gjëje që ndihet si trullosje ose e pasigurt në lidhje me ndjenjën e lëvizjes. Pra, vertigo është halucinacion i lëvizjes.

Shkaqet e vertigos

Çdo gjendje që shkakton probleme me mekanizmin e ekuilibrit në veshin tuaj të mesëm (vestibulumi labirinthor) mund të shkaktojë vertigon. Gjendjet më të zakonshme që mund të shkaktojnë vertigo janë:

  • Vertigo paraksizmale beninj-e (VPB) – karakterizohet  me marramendje të përkohshme gjatë ndërrimit të pozicionit të kokës dhe pa dëmtime të dëgjimit. Kjo shkaktohet nga traumat e kokës, ndërhyrjet kirurgjik-e në veshin e mesëm dhe pleqëri-a.
  • Labirintit – nënkupton pezmatimin e veshit të mesëm që ndodh zakonisht pas një infeksioni viral, bakterial, mykotik dhe toksik.
  • Sëmundja Meniere – është një çrregullim i veshit të mesëm që shkakton rënie të madhe të dëgjimit, zhurma në vesh dhe marramendje. Sëmundja mund të paraqitet në njërin apo të dy veshët.

Edhe migrena (migrenë) mund ta shkaktojë vertigon. Më pak të zakonshme janë ataket ose tumor-et e nervave që lidhin veshin e brendshëm me trurin dhe që mund të shkaktojnë vertigon.

Simptomat e vertigos

Njerëzit me vertigo shpesh kanë ndjesinë sikur ato janë duke lëvizur ose sikur bota është duke u rrotulluar rreth tyre. Vertigo mund të zgjasë nga disa minuta në disa orë dhe shpesh shoqërohet me përzierje dhe ndonjëherë edhe me të vjella. Pozicione të caktuara ose lëvizje (p.sh. ndryshimi i pozicionit në krevat ose kthimi i kokës pas për të parë lart) mund të shkaktojë vertigon ose ta përkeqësojë atë.

Testet për vertigon

Pages: 1 2