Veshët: Si të kujdesemi për veshët tanë

Veshi është një mekanizëm ndjesor delikat, që sjell informacion të rëndësishëm rreth mjedisit të jashtëm në tru. Veshët duhet të mbrohen nga dëmtimet dhe për ta duhet treguar kujdes.

Pastrimi i veshëve

Veshët prodhojnë dyllë (cerumen) për vetëmbrojtje. Dylli dhe qimet e holla tek kanali i jashtëm i veshit, parandalojnë objektet e vogla që të hyjnë brenda veshit.

Veshi ka një mekanizëm që pastrohet vetë. Ka një lëvizje natyrale të lëkurës së vjetër, dyllit dhe papastërtive që dalin jashtë përgjatë kanalit të veshit. Kjo do të thotë që ajo që duhet të bëni është vetëm pastrimi i veshëve për të hequr papastërtitë rreth vrimës së veshit, me një copë të thatë në mënyrë të rregullt.

Nëse prodhohet më shumë dyllë dhe bllokon kanalin e veshit, pika speciale që mund të rekomandohen nga mjeku specialist, mund të hollojnë dyllin. Ndonjëherë, edhe vizitat tek mjeku, mund të jenë të nevojshme në mënyrë që të lëvizen në mënyrë fizike papastërtitë që bllokojnë veshin.

Fjala e urtë që thotë se kurrë nuk duhet të futni në vesh një gjë që është më e vogël se një bërryl, është e vërtetë. Kjo sepse vendosja e çdo gjëje në vesh, ka potencialin që të shkaktojë dëm.

Megjithatë, nëse diçka hyn në vesh, kërkoni ndihmën e ekspert-it për ta hequr atë. Ju, prindërit ose miqtë, nuk duhet që të tentoni për ta hequr atë. Rregulli kryesor është që të mos vendosni asgjë rreth veshit. Nëse ka ndonjë problem, kërkoni këshilla profesionale.

Mbrojtja e veshëve tuaj

Zhurma

Zhurma është një vibrim që shkakton përgjigje në veshin e njeriut. Duke folur në mënyrë shkencore, zhurmat dhe zërat janë e njëjta gjë. Ajo që është zhurmë për një person, është simfoni për tjetrin.

Pages: 1 2 3