Veshi i notarit (otitis eksterna)

Si dhimbja e dhëmbit, ashtu edhe dhimbja e veshit të notarit mund të jetë një eksperiencë shumë e dhimbshme. Një shkak i keq i kësaj dhimbjeje është infeksioni në fillim të të ashtuquajturit kanali i jashtëm i veshit, një gjendje e njohur si otit externa. Emra të tjerë janë “veshi i notarit” dhe “veshi tropikal”.

Ky infekson ndodh kur lëkura në fillimin e kanalit të veshit prej shumë kohësh është e lagur. Kjo zakonisht ndodh nëse uji qëndron në kanalin e veshit pas notit, ose pas larjes së flokëve. Gjithashtu mund të jetë prezente në atmosferën e klimës tropikale. Lëkura bëhet më e butë dhe e lagur, duke e bërë atë më të lehtë për bakteret dhe ndonjëherë kërpudhat, për rjedhojë infeksionet mund të qëndrojnë aty. Kjo rezulton në dhimbje ekstreme duke prekur veshin e jashtëm, i cili mund të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes.

Trajtimi i veshit të notarit

Trajtimi zakonisht konsiston në ilaçe që përmbajnë kombinim të steroideve me antibiotikët. Ndonjëherë veshi duhet të pastrohet dhe në të duhet të vendoset një ilaç që vendos nën kontroll infeksionin.

Parandalimi i veshit të notarit

Duhet të jetë e mundshme të shmanget veshi i notarit duke treguar kujdes për të tharë veshët pas notit ose dushit. Kjo mund të arrihet duke tundur kokën (diçka që qentë e bëjnë instiktiv-isht pasi ato dalin nga uji) dhe duke vendosur me kujdes një cep peshqiri ose një shami në kanalin e veshit për të pastruar ujin. Shkopinjtë e veshëve nuk duhet të përdoren nëse ato janë shumë të fortë, pasi mund të dëmtojnë pjesët delikate të veshit.

Janë disa tipe ilaçesh p.sh. uji i veshit, që mund të përdoret nga njerëzit me probleme të shpeshta për të parandaluar veshin e notarit. Ato funksionojnë duke ofruar efekte tharjeje të veshit pas notit dhe bëjnë që bakteret të mos mblidhen në kanalin e veshit. Disa frekuentues noti, ndihmohen nga tapat e veshëve. Fijet e pambukut, të bashkuara me vazelinë mund të jetë një formë e mirë ekonomike për të mbrojtur veshët.