Vështrim mbi artritet

Artrit do të thotë inflamacion i një a më shumë nyjeve. Është një term i përgjithshëm që përfshin më shumë se 100 kondicione të ndryshme.

Simptomat e zakonshme të artriteve përfshijnë dhimbje, ngërçe dhe ndonjëherë edhe ënjtje.

Edhe pse artritet mendohet se janë kushte paaftësie të njerëzve të moshuar, 2 nga 3 njerëz me artrit janë të moshës 15 deri 60 vjeç dhe që zakonisht kanë jetë normale ose afër normales.

Si preken nyjet?

Nyjet janë vendet ku kockat lëvizin përkundrejt njëra tjetrës. Sipërfaqja e kockave në këto zona mbulohet me kërc (kartilage), një material “kristalor”, i butë. E tërë nyja mbulohet nga një kapsulë, që ka një shtresë që quhet membranë sinoviale (membranat sinoviale). Kjo membranë sekreton një lëng (lëngu sinovial) që ushqen dhe lubrifikon sipërfaqen e kartilages kur kockat lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, si një vaj lubrifikues pistoni në një motor, duke bërë që ato të lëvizin butë. Artritet shfaqen kur diçka shkon keq në sistem.

Format më të zakonshme të artriteve

Një nga shumë llojet e artriteve është osteoartrit-i. Ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjeve, një nga format më të zakonshme të artriteve. Tenton që të prekë njërëzit me kalimin e viteve dhe kryesisht prek ato nyje që kanë shumë stres dhe shqetësime, si p.sh. nyjet që mbajnë peshën e trupit në ije dhe gjunjë. Edhe duart, shpina dhe fundshpina preken nga kjo sëmundje. Në osteoartrite, kartilagia fillon dhe dëmtohet dhe vishet, disa herë në pikën ku sipërfaqet e kockave takohen dhe fërkohen direkt me njëra tjetrën.

Në artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid) sistemi imunitar (sistemi imunitar) i trupit godet nyjet dhe shkakton inflamacion në membranën sinoviale. Dhe në cermë (që shumë njerëz nuk e kuptojnë se është një formë artriti), inflamacioni ndodh në lëngun sonovial si pasojë e kristale-ve të acidit urik (urik acidi).

Trajtimi i artritit

Pages: 1 2 3