Vështrim mbi Astmën

Astma bronkiale është një kondicion kronik shëndeti i karakterizuar nga inflamacion-i i rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive. Ky inflamacion i bën rrugët e frymëmarrjes shumë të ndjeshme. Mjekët e quajnë këtë ndjeshmëri të rrugëve të frymëmarrjes “hiper-responsivitet bronkial” ose “hiper-aktivitet bronkial”.

Meqenëse njerëzit me astmë kanë rrugë të frymëmarrjes të ndjeshme, kur ekspozohen në faktorë të caktuar shkaktarë të astmës (siç janë disa ilaçe ose gjëra ndaj të cilave ata janë alergji-kë), rrugët e tyre të ndjeshme të frymëmarrjes ngushtohen, duke reduktuar fluksin e ajrit nëpër to, duke sjellë simptoma astme të dukshme. Fluksi i reduktuar i ajrit vjen nga inflamacioni i linjave të rrugëve të frymëmarrjes, prodhimi i madh i mukus-it në rrugët e frymëmarrjes dhe tendosja e muskujve të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo tendosje quhet bronko-konstriksion (tendosje e bronkeve).

Tek njerëzit me astmë, inflamacion-i kronik mund të çojë në ndryshime mikroskopik-e të rrugëve të frymëmarrjes. Trajtimi i përshtatshëm i astmës, sipas këshillave të mjekut, mund të ndalojë këtë proces dhe të përmirësojë funksionin e mushkërive.

Ka shumë faktorë që kontribuojnë në astmë, p.sh. një histori familjare e astmës, ekzema ose rrufoalergji dhe shumë gjëra që shkaktojnë simptoma astme nëse personi që preket ekspozohet ndaj tyre. Këto arsye dhe shkaqe variojnë nga personi në person.

Çfarë i shkakton simptomat e astmës?

Për shumë njerëz me astmë është një alergjen që sjell (“shkakton”) simptomat e astmës. Por disa njerëz kanë astmë që nuk përfshin një reaksion alergjik, p.sh. mund të shfaqet astmë vetëm pas ushtrimeve të rënda — astmë që ndikohet nga ushtrimet sportive.

Tabela e mëposhtme tregon disa shkaktarë të zakonshëm të astmës — ata që janë alergjenë (substancë që provokon një reaksion alergji-k) janë në të majtë dhe ato që shkaktojnë simptoma astme por që nuk përfshijnë një reaksion alergjik janë në të djathtë.

Shkaktarët e zakonshëm të astmës
Alergjen
(substancë që prodhon reaksion alergjik)
Shkaktarë të tjerë

Pages: 1 2 3 4