Suplementet e vitaminës E në mënyrë të konsiderueshme rrisin rrezikun e kancer-it të prostatës (prostata) ndërmjet meshkujve të shëndetshëm.

Një mbikqyrje e afërsisht 30,000 meshkujve mbi moshën 50 vjeçare, që morrën pjesë në studimin mbi parandalimin e kancerit, lidhur me përdorimin e seleniumit dhe vitaminës E, konkludoi se në mes 400 përdoruesve të vitaminës E kishte 11 raste më shumë të kancerit të prostatës krahasuar me marrjen e vitaminave të tjera.

Kjo mbikqyrje e realizuar në SHBA dhe Kanada u ndërpre që në fillim për shkak të mungesës së një efekti të përgjithshëm mbi kancerin e prostatës. Ekzaminimet e të dhënave treguan një rritje të rrezikut të kancerit me vitaminën E, ndërsa burrat ishin të ndarë rastësisht në një grup të marrjes vetëm të seleniumit, ose ato ishin në kombinim me vitaminën E dhe nuk kishin asnjë rritje rreziku.