Me rritjen e moshës, shumë njerëz do të zbulojnë se problemet e fshikëzës janë shkaku i shumë shqetësimeve: pra mbi të gjitha, kontrolli i fshikëzës mund të bëhet problem. Të shkuarit në tualet shumë shpesh, shpesh duke vrapuar dhe ngritja e shpeshtë gjatë natës, janë probleme që shumë njerëz përjetojnë.

Mësimi i zakoneve të fshikëzës sa më herët që të jetë e mundur mund të parandalojë shumë nga këto shqetësime. Këto hapa të thjeshtë do të ndihmojnë që të keni një fshikëz të shëndetshme dhe që funksionon siç duhet:

  • Pini sa më shumë lëngje – të paktën 1.5 litra në ditë, përveç rasteve që mjeku ju ka këshilluar ndryshe;
  • Reduktoni sasinë e alkool-it dhe të kafeinë-s që pini. Ato mund të acarojnë fshikëzën;
  • Mos shkoni në tualet nëse nuk ju vjen për të urinuar. Kjo mund të sjellë një kapacitet të vogël të fshikëzës për mbajtjen e urinës. Duhet të shkoni kur fshikëza të jetë plotë dhe kur ju urinohet;
  • Kur urinoni, merrni kohën që duhet, në mënyrë që të boshatisni plotësisht fshikëzën. Nëse nxitoni, fshikëza mund të mos boshatiset plotësisht dhe kjo shpesh shkakton infeksione;
  • Shmagni kapsllëkun.

Është normale për të shkuar në tualet ndërmjet 4 dhe 8 herëve në ditë dhe jo më shumë se njëherë gjatë natës. Nëse jeni duke përjetuar vështirësi në lidhje me fshikëzën, shkoni tek mjeku. Pjesa më e madhe e problemeve mund të përmirësohen.