zzbokthi

Lëkura juaj vazhdimisht largon shtresa qelizash dhe lëkura e kokës tuaj largon më shumë se të gjitha pjesët e tjera të trupit. Zbokthi ndodh kur një sasi e madhe më shumë sesa normalja e lëkurës së kokës fillon të bjerë. Këto pjesë akumulojnë yndyrën dhe papastërtitë. Zbokthi zakonisht bie në rroba dhe në shpatulla. Shpeshherë zbokthi shoqërohet edhe me irritimin ose kruarjen.

Simptomat e zbokthit

  • Shenja të pastra të zbokthit janë pika të vogla të bardha të skalpit, që mund të bien mbi shpatulla;
  • Mund të jenë të pranishme edhe irritimi ose kruarja.

Shkaqet e zbokthit

  • Shkaku më i zakonshëm i zbokthit është mbiprodhimi i lëkurës dhe rënia e lëkurës së vdekur nga skalpi;
  • Dermatit-i Sebohorik është i kuq, i kruajtshëm dhe bën që skalpi të rrëzojë më shumë qeliza të vdekura sesa normalja. Një faktor kontribues i kësaj gjendjeje është një rritje e një myku të quajtur malassezia. Ai jeton në pjesën më të madhe tek skalpet e kokës që janë të shëndetshme. Nuk shkaktojnë probleme, por mund të ndikojnë në formimin e zbokthit, kur ato dalin jashtë kontrollit.

Çfarë mund të bëni ju

  • Masazh-oni skalpin tuaj për disa minuta çdo ditë për të ndihmuar në qarkullimin dhe në humbjen e qelizave të vdekura;
  • Lajini rregullisht flokët tuaj me një shampo anti-zbokth. Shampot e përshtatshme anti-zbokth, janë ato që përmbajnë: ketoconazole, selenium sulfid, zink pyrithione, acid salicilik. Ndonjëherë ndryshimet nga një shampo në një tjetër mund t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse shampoja që po përdorni është duke bërë më pak efekt. Shumë njerëz zbulojnë se larja e rregullt është shumë përfituese, disa të tjerë zbulojnë se kjo irriton skalpin e tyre;
  • Flokët me yndyrë shpesh përmirësohen nga larjet me lëng limoni;
  • Skalpi i thatë i kokës shpesh përfiton nga një trajtim me vaj të ngrohtë duke e përdorur njëherë në javë. Masazhojeni atë me vaj për rreth 10 minuta përpara se ta lani;
  • Eleminoni produktet e forta të flokëve dhe ndryshoni shampon nëse ajo që po përdorni nuk po ju sjell efektivitet;

Pages: 1 2