Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Zbokthi

Informacion i përgjithshëm

Zbokthi është një problem i zakonshëm, që prek rreth 15–20% të popullsisë. Zbokthi formohet nga qelizat e vdekura të lëkurës, që janë si shtresa të vogla të bardha apo të verdha. Ju mund t’i shihni ato në flokët tuaj, ose ato mund të bien mbi supet tuaja, sidomos gjatë krehjes së flokëve. Shkaku i zbokthit nuk është kuptuar plotësisht, por ekzistojnë një sërë faktorësh.

Ndonjëherë zbokthi mund të shkaktojë djegie të butë ose kruarje të kokës. Zakonisht, nuk ka skuqje të kokës por skuqja ndodh vetëm nëse keni gërvishtur zonën e kokës për shkak të një kruarjeje. Zbokthi nuk është infektiv dhe nuk mund të përhapet nga personi në person. Zbokthi nuk është një shenjë e higjienës së pamjaftueshme.

Zbokthi tenton të vijë dhe të largohet me kalimin e kohës. Kjo, zakonisht mund të trajtohet në mënyrë efektive, por shpesh kthehet pas ndalimit të trajtimit.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse skalpi i kokës tuaj është shumë i kruajtshëm ose ka plagë;
  • Nëse skalpi i kokës tuaj ka parregullsi;
  • Nëse pjesë të tjera të trupit tuaj janë gjithashtu të prekura, siç janë vetullat, balli ose veshët;
  • Nëse keni humbje flokësh;
  • Nëse personi me zbokth është nën 12 vjeç;
  • Nëse keni përdorur një sërë shamposh anti-zbokth dhe problemi i zbokthit nuk është zgjidhur;
  • Nëse keni filluar të përdorni produkte të reja të flokëve.

Llojet e trajtimit

  • Shmangni veshjet e rrobave me ngjyrë të errët veçanërisht kur zbokthi është përkeqësuar;
  • Mos përdorni spraj flokësh ose produkte të tjera që mund të irritojnë skalpin, si p.sh. bojërat e flokëve;
  • Disa trajtime mund të funksionojnë më mirë sesa të tjerat; mund të keni nevojë që të përdorni disa prej tyre;
  • Zbokthi mund të rikthehet kështu që do keni nevojë që ta trajtoni atë përsëri;
  • Ndiqni instruksionet në shënimin e shampos; nëse irriton ose djeg kokën tuaj, lajeni atë menjëherë dhe mos e përdorni më. Kërkoni këshillë nga farmacisti në zgjedhjen e një produkti tjetër;
  • Mos përdorni produkte të zbokthit nëse lëkura juaj nuk është në gjendje të mirë, dhe shmangni kontaktet me sytë.