Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Zgjebja

Informacion i përgjithshëm

Puçrrat e vogla të kuqe në trup ose zgjebja është një infeksion lëkure i shkaktuar nga morra të vegjël (Sarcoptes scabiei). Kruarjet intensive në tërë trupin janë të zakonshme dhe simptoma më e zakonshme, kruarja, ndodh më shumë pas larjes.

Kruarjet dhe irritimi nga zgjebja ndonjëherë mund të ngatërrohen me dermatit-in ose gjendje të tjera lëkure. Zgjebja konfirmohet duke gjetur morrat nën lëkurë, që zakonisht duken nën thonj apo duar, por ato mund të gjenden edhe në zonat gjenital-e, gjoks, pëllëmbët e duarve ose shputat e këmbëve. Vrimat e morrave mund të jenë deri në 1 cm të gjata, por shpesh prishen nga kruarjet.

Morrat dhe jashtëqitjet e tyre shkaktojnë reaksion alergji-k e për pasojë sjell kruarje intensive të lëkurës. Kruarja përhapet dhe nuk kufizohet në zona ku morrat bëjnë strofullat e tyre. Ky reaksion alergjik mund të kërkojë deri në 6 javë që të zhvillohet. Gjatë kësaj periudhe përpara se simptomat të shfaqen, rreziku i transmetimit të morrave tek të tjerët është i lartë dhe mund të ndodhë me kontakt direkt (përqafime, shtrëngim duarsh, kontakt seksual, etj). Morrat mund të infektoj-në këdo dhe shpërthime të tyre janë të zakonshme në fshatrat rezidencialë për të moshuarit, spitalet dhe qendrat e kujdesit të fëmijëve.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse kruarja është e fortë dhe e përhapur;
  • Nëse nuk jeni të sigurt në lidhje me gjendjen e lëkurës tuaj;
  • Nëse trajtimi kërkohet të bëhet tek fëmijët nën 2 vjeç;
  • Nëse ka rënie qimesh dhe qelb nga heqja e lëkurës;
  • Nëse kruarja dhe heqja e lëkurës lokalizohen në një zonë specifike;
  • Nëse vuani nga dermatit-et dhe gjendje të tjera lëkure;
  • Nëse simptomat zgjasin ose kthehen pas trajtimit (kujtojmë se kruarja mund të zgjasë edhe disa javë pas trajtimit);
  • Nëse keni probleme me mushkëritë dhe zemrën, diabet-in ose gjendje të tjera mjekësore;
  • Nëse jeni shtatzënë dhe ushqeni me gji;

Këshilla mbi trajtimin

  • Trajtimi bëhet me një produkt skabicid që shkatërron morrat;
  • Trajtoni të tërë kontaktet personale me skabicid, edhe nëse ata nuk kanë kruarje, sepse sëmundja kërkon rreth 6 javë që të zhvillohet;

Pages: 1 2