penisi

Çfarë është zgjerimi i prostatës?

Prostata është një gjëndër e vogël e vendosur në mes të kockës pubik-e dhe rektumit që kontribuon në procesin e marrjes së lëngut seminal. Ajo rrethon uretrën (uretra mashkullore) në hapjen e fshikëzës urinar-e. Një problem i zakonshëm i prostatës është hiperplazi-a beninj-e prostatike (e njohur edhe si hipertrofi beninje prostatike) apo zgjerimi i prostatës. Kjo zakonisht ndodh në meshkujt rreth moshës 50 vjeçare. Kjo gjëndër sjell probleme gjatë urinim-it. Në disa raste, simptomat urinare janë të shkaktuara nga çrregullime të rënda të prostatës apo fshikëzës.

Cilat janë simptomat e zgjerimit të prostatës?

  • Vështirësi në fillimin ose ndalimin e urinimit;
  • Një rrjedhje të dobët urinare;
  • Një nevojë e vazhdueshme dhe urgjente për urinim, veçanërisht gjatë natës;
  • Një ndjenjë që fshikëza nuk është bosh edhe pas urinimit;
  • Në disa raste, dhimbje barku të forta për shkak të mbajtjes së urinës.

Komplikacionet e zgjerimit të prostatës

  • Infeksion i fshikëzës – për shkak të qëndrimit të urinës pasi fshikëza nuk është plotësisht bosh;
  • Gurë në fshikëz;
  • Zgjerimi i prostatës ndikon në cilësinë e jetës për shkak të urinimit të vazhdueshëm gjatë natës dhe mosmbajtjes;
  • Shumë rrallë, për shkak të mbajtjes së urinës mund të shkaktohen probleme në funksionin e veshkave.

Çfarë e shkakton zgjerimin e prostatës?

Shkaqet e zgjerimit të prostatës akoma nuk dihen, por ndoshta janë të lidhura me moshën dhe me hormonet mashkullore.

Çfarë mund të bëni ju?

Konsultohuni menjëherë me doktorin kur simptomat shfaqen. Në veçanti, shkoni tek doktori nëse simptomat shkaktojnë stres, janë të lidhura me dhimbjet e barkut ose urina është e mbajtur. Në momentin që simptomat zhvillohen ata mbeten të vazhdueshme. Pa kujdesin mjekësor, gjendja mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë stres.

Mundohuni që të shmangni ilaçet dhe substancat e tjera që përkeqësojnë gjendjen. Kjo mund të përfshijë alkool-in, ilaçet që janë përdorur për të trajtuar depresion-in ose sëmundjen e Parkinsonit (sëmundja Parkinson), disa ilaçe të zemrës, të kollës dhe të së ftohurës.

Pages: 1 2 3