Zgjidhni ushtrimin e përshtatshëm

Nëse keni ndërmend që të ushtroheni për përfitime të përgjithshme shëndetësore, për të rritur aktivitetin fizik ose për të ndihmuar në mbajtjen apo humbjen e peshës, është e rëndësishme që të zgjidhni llojin e ushtrimit që mund të vazhdoni për ta bërë, pavarësisht pengesave. Shëndeti, fitnesi dhe avantazhet e menaxhimit të peshës ndaj të ushtruarit, të gjitha këto varen nga ju, nga të qenit aktiv për një kohë të gjatë.

Këshilla për të zgjedhur ushtrimin e duhur

Zgjidhni ushtrimin që pëlqeni

Një arsye që i bën njerëzit që të dështojnë ndaj të ushtruarit është mërzitja. Nëse ecja ju jep kënaqësi, kthejeni atë në një përfitim shëndetësor ditor dhe oportunitet ndaj të ushtruarit. Nëse palestra ju mërzitet, atëherë filloni ndryshoni mënyrën e të ushtruarit, duke dal në oborr ose duke shkuar në plazh. Provoni aktivitete të reja për të mbajtur veten tuaj të motivuar dhe të interesuar.

Të ushtruarit në të njëjtën mënyrë çdo ditë mund të bëhet jo vetëm shumë monotone, por rrit edhe rrezikun e dëmtimeve dhe kufizon përfitimet që merren ndaj të ushtruarit.

Të ushtruarit e rregullt çdo javë duhet të përfshijë ushtrimet aerobike (siç janë ecja, vrapi, çiklizmi, aerobia, ose sportet që përfshijnë vrapin e shpejt) për shëndetin kardiovaskular, plus sesionet e ndryshme të palestrës  për shëndetin muskular dhe të kockave.

Ushtrimet alternative do të kenë varietete, duke punuar me muskuj të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të lëndimeve.

Ndryshoni intensitetin e të ushtruarit

Atletët e trajnuar shpesh trajnohen sipas parimit “fort – lehtë” ku një ditë stërvitje intensive është e pasuar nga një ditë me ushtrime me intensitet të ulët, dhe kështu me rradhë. Ky parim mund të aplikohet nëse ju keni një nivel të ulët të të ushtruarit. Kjo do të ndihmojë në shmangien e lëndimeve dhe do të lejojë muskujt që të shërohen nga puna e vështirë.

Pages: 1 2 3 4