Zmadhimi i penisit: A funksionon?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penis-i i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”, thotë Michael O’Leary, doktor shkencash dhe profesor i kirurgji-së urologji-ke në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

“Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organ-et jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.

Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikro-penis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja Peyronie që lidhet me formimin e një mase fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksion-it) dhe kancer-i prostatës (prostata), mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Pages: 1 2 3 4